Gugash Magani e nis me fitore përvojën e tij të dytë në krye të Tiranës. Bardheblutë, në krizë rezultatesh në javën e fundit të Superiores, fituan 3-0 përballë Bylisit, duke iu largua zonës së ftohtë, ku tashmë renditet Skënderbeu, Laçi dhe Bylisi.
Spikati me dygolësh 24-vjeçari francez, Ëalid Jarmouni, ndërsa rezultat përfundimtar e vulosi Ismaili.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e një goli të shënuar me 11-metërsh nga Jarmouni. I njëjti autor i çoi shifrat në 2-0 në minutën e 69-të, duke shuar shpresat e ballshiotëve për rezultat pozitiv.
Por Tirana nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit: në minutën e 81-të realizoi Ismaili, për t’ia lënë stafetën Bajrovicit në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Reagim perfekt nga bardheblutë për të hedhur pas krahëve krizën e thellë të rezultateve me Shkëmbin në stol.