Monday, 31. August 2026
Sport

Zaccagni i jep fitoren e katërt radhazi Lazioz, Monza në krizë

GS 11/11/2024 1 Min. Lesezeit

Vjen fitorja e katërt radhazi për Lazion në Serinë A. Skuadra bardhekaltër u tregua cinike në fushën e Monzas, ku i mjaftoi goli i Zaccagnit në minutën e 36-të për të marrë tri pikët në këtë fushë të vështirë.

Monza – Lazio 0-1

Gjatë pjesës së dytë Monza e rriti presionin dhe pati dy mundësi të mirë me Daniele Maldinit, që në një rast u bllokua nga mbrojtja dhe në tjetrin ia mohoi golin portieri.

Më këtë fitore Lazio shkon në kuotën e 25 pikëve, aq sa kanë Napoli, Fiorentina dhe Atalanta. Kujtojmë që në orën 20:45 Napoli luan në “San Siro” përballë Interit.

Teilen: