• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

KF Arsimi ankohet për padrejtësi: Referim qesharak në Shtip

10/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në ndeshjen Bregallnica 2:1 Arsimi, ekipi i mysafir i Arsimit u dëmtua rëndë nga referët që duhej të ndanin drejtësinë në këtë ndeshje, por për fat të keq të futbollit dhe ekipit të Çegranit ndodhi e kundërta.

“Fillimisht në minutat e para të ndeshjes (minutën e 5’të) verdh e zinjtë dolën ballë për ballë me portierin por kur të gjithë prisnin golin e avantazhit referi ktheu topin për ndërprerje të mëhershme e më qesharake dhe tragjike ishte se ndërprerja ishte në favor të Arsimit, e që në çdo vend të botës në raste të tilla jepet avantazh, por kështu nuk mendoi referi kryesor Sashko Ristov!

Por, kjo nuk ishte e gjitha, ishte vetëm fillimi!

Me të filluar pjesa e dytë, referi Ristov fillimisht me vendime qesharake si faule pa nevojë, rivënie pa qenë tregoi arsyen pse është deleguar, e më pas në dy aksione të ardhshme vetëm ndëshkon me plotë 3 kartona të verdhë ekipin verdh e zi, duke e ditur vetëm ai se pse.

Kur gjithçka u mendua se u normalizua erdhi në skenë referi anësorë Stojan Kostandinov, që fillimisht heziton të ngrejë flamurin për pozitë të pastërt jashtë loje për barazim 1-1, e më pastaj në dy aksione radhazi të tolerojë ekipin vendas dhe përsëri nuk reagon te goli dytë që ndodhi të jetë përsëri për tu diskutuar.

Ndeshja pati edhe “pjesë të tretë” ku pas ankesave të drejtuesve të klubit të Arsimit, referi anësor që vetëm referim nuk tregoi i’u drejtua drejtuesve të klubit verdh e zi me sharje të rënda, që në skenën futbollistike është turp të dëgjohen.

Ne si staf kontaktuam drejtuesit e skuadrës verdh e zi që pohuan këtë dëmtim të madh që ju bë atyre në derbin e vitit, ndërsa potencuan se dëmtime të tilla vetëm se klubit i ja shtojnë urinë dhe motivimin, ndërsa theksuan se nëse nuk reagojnë kompetentët që delegojnë refer të tillë, drejtësi nga Zoti do të gjejnë.

1-Rasti i parë: lojtari me nr. 11 doli ballëpërballë me portierin, referi kryesorë kthen topi për faul për mysafirët pa pasur nevojë”, reagon KF Arsimi.

Next Post

LIVE INTER-NAPOLI/ Shtylla shpëton napolitanët, Dimarko i afrohet golit të avantazhit (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.