• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Supergol dhe penallti e gabuar për herë të parë, pengu i Çalhanollu: E dija që do ndodhte, nuk doja të ishte pikërisht sot

10/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Hakan Çalhanollu ka qenë protagonist i barazimit 1-1 të Interit me Napolin. Mesfushori turk shënoi një supergol në fundin e pjesës së parë për të barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1, e më pas shpërdoroi penalltinë që do i jepte fitoren skuadrës së tij.

calhanollu

Ajo ishte penalltia e parë që gabonte që kur kishte mbërritur në Serinë A, pas 17 goditjesh të sakta nga pika e bardhë.

“Ne e dominuam ndeshjen, merituam më shumë. Ishim të pafat, më vjen keq që humba penalltinë e parë dhe e dija që do të ndodhte dhe nuk doja ta humbisja pikërisht sot. Më duhet të ngrihem menjëherë sepse kampionati është ende i gjatë. Ishte ende një ndeshje intensive, shumë duele, ne gjithmonë kërkuam sulmuesit tanë. Në pjesën e dytë, ne dolëm më mirë me krahët, por nuk ia dolëm të bënim gol.

Shumë skuadra janë forcuar, ka shumë lojtarë të rinj. Ne jemi gjithmonë të njëjtët, por ka ende shumë rrugë. Ne duam të qëndrojmë atje përpara. Çdo tre ditë nuk është e lehtë, të luash të mërkurën kundër Arsenalit dhe sot kundër Napolit nuk ishte e lehtë”, tha Çalhanollu pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kombëtarja nis përgatitjet për sfidat e nëntorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.