Monday, 31. August 2026
Sport

Tri pikë të vuajtura në transfertë, mesfushori i Bajernit: Nuk mund të fitosh gjithmonë me goleada

GS 11/11/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Joshua Kimish ka mbuluar detyrën e mbrojtësit nën drejtimin e trajnerit Vinsent Kompani, duke e kryer me sukses.

joshua kimisht

Pas fitores së vuajtur në St.Paul Joshua komentoi takimin: “Nuk mund të fitosh gjithmonë bukur, edhe pse ndonjëherë mund të jetë e bukur kur fiton 1-0. Ishte një lojë e vështirë për ne sot, por ne qëndruam të durueshëm dhe nuk inkurajuam kundërshtarët. Ata u mbrojtën mirë dhe të përqendruar në mbrojtjen për 90 minuta, gjë që më pas nuk është aq e lehtë për ne.

Në këtë fazë janë të rëndësishme pikët. Ne jemi në vendin e parë të Bundesligë dhe kemi shënuar gola mjaftueshëm. Sigurisht përmirësimi mbetet komponent kryesore në ekip. Jemi në rrugën e duhur”, e mbylli Kimish.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: