• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Botërori i Klubeve, FIFA zbulon datën kur hidhet shorti i turneut të parë të këtij lloji në histori

11/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FIFA do të organizojë në verën e vitit 2025 Botërorin e parë të Klubeve në histori me një format me 32 ekipe, që do u ngjajë më shumë turneve të kombëtareve. Aktiviteti i cili zhvillohet në SHBA, do të jetë unik në llojin e ti dhe përtej polemikave që ka  prodhuar për shkak të mbingarkesës së ndeshjeve, të gjithë janë kureshtarë të shohin se si do të menaxhohet nga FIFA.

boterori i klubeve

Kjo e fundit ka bërë të ditur edhe datën e hedhjes së shortit për fazën në grupe të turneut, teksa ka caktuar 5 dhjetorin si ditën kur do të mësohen ndarjet në 8 grupe të 32 skuadrave pjesëmarrëse.

Shorti do të zhvillohet në Majemi, qytetin që do të presë ndeshjen e hapjes, teksa do të fillojë në orën 13:00 lokale, 19:00 në Europë. Deri tani dihen 31 nga skuadrat pjesëmarrëse në turne, pasi e 32-ta do të dalë nga finalja e Kupës Libertadores mes Atletiko Mineiro dhe Botafogo.

SKUADRAT PJESËMARRËSE

AFC: Al Hilal, Uraua Red Dajmonds, Al Ain, Ulsan HD

CAF: Al Ahli, Uidad, Esperans de Tuniz, Memelodi Sandauns

CONCACAF: Monterrej, Siatëll Suanders, Leon, Paçuka

CONMEBOL: Palmeiras, Flamengo, Fluminense, Atletiko Mineiro ose Botafogo, River Plejt, Boka Zhuniors

OFC: Okland Siti

UEFA: Çelsi, Real Madrid, Mançester Siti, Bajern Mynih, PSG, Inter, Porto, Benfika, Borusia Dortmund, Juventus, Atletiko Madrid, Red Bull Salcburg

Me ftesë: Inter Majemi

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Prag-ndeshja me Shqipërinë, dëmtimet shqetësojnë Çekinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.