Janë luajtur takimet e javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra, ku kryeson Tirana, që ishte pushim. Kanë përfituar rivalet e Flamurtarit e Partizanit, që fitojnë e ngushtojnë në një pikë diferencën.
Flamurtari fitoi 75-41 në kryeqytet ndaj Studentit, në një ndeshje pa shumë histori. Mikeshat vlonjate u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke e merituar fitoren. Desiree me 26 pikë ishte shënuesja më e mirë për vlonjatet.
Nuk zhgënjen Partizani, që në “Asllan Rusi” fitoi 76-66 ndaj Vllaznisë. Shkodranet e nisën më mirë ndeshjen, por shpejt erdhi përmbysja e ekipit kryeqytetas, që më pas administroi avantazhin deri në fund. Lalaj me 21 pikë u dallua par Partizanin, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Rreshpja për Vllazninë.
Në Durrës, skuadra vendase e Teutës, mundi 86-66 Elbasanin, sfida ku epërsia e ekipit vendës ishte e madhe. Epërsia u rrit nga perioda në periodë, ku u dallua Bryant me 29 pikë e 11 rebound.
Kategoria e Parë-Femra, java e 6-të
Partizani – Vllaznia, 76-66
Studenti – Flamurtari, 41-75
Teuta – Elbasani, 86-66
Tirana (pushim)
Renditja: Tirana 10 pikë, Partizani 9 pikë, Flamurtari 9 pikë, Vllaznia 8 pikë, Teuta 7 pikë, Studenti 6 pikë, Elbasani 5 pikë.