Sunday, 30. August 2026
Sport

Sylvinho e nis me Ballun dhe Tucin titullar

GS 16/11/2024 1 Min. Lesezeit

Dilemat për formacionin e Shqipërisë sonte janë zero tashmë.

Trajneri Sylvinho sapo ka publikuar 11-shin e titullarëve kuqezi dhe nuk ka asnjë surprizë. Në Telesport dhe mediat e tjera kishte ditë që raportohej se Balliu do ta nisë nga minuta e parë.

Ndërkohë, lajmi tjetër i konfirmuar tashmë zyrtarisht është se Tuci do të jetë titullar.

Ja formacioni zyrtar:

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci.

Teilen: