Gianluigi Donnarumma mbetet në stol për shkak të një infeksioni intestinal në ndeshjen vendimtare me Francën për vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A. Trajneri i Italisë ka qenë i detyruar të aktivizojë mes shtyllave Vicarion.
Nicolò Barella do të jetë kapiteni i Italisë, pasi për nga numri i ndeshjeve me përfaqësuesen, vjen i dyti pas portierit të PSG-së.
Luciano Spalletti ka ndryshuar vetëm dy lojtarë nga skuadra që mundi Belgjikën në Bruksel të enjten në mbrëmje: Vicario në vend të Donnarumma dhe Locatelli në vend të Rovellas. Më poshtë janë formacionet zyrtare: