Saturday, 29. August 2026
Sport

Kosova me ndryshime në portë, largohet Saipi, thirret portieri i Llapit

GS 18/11/2024 2 Min. Lesezeit

Largohet një portier, grumbullohet një tjetër. Amir Saipi është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Zyra për media e FFK-së, ka njoftuar se portieri e ka pasur të pamundur të stërvitej me ekipin, për këtë arsye në vend të tij është ftuar nga stafi i Kosovës Ilir Avdyli.

“Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, është liruar nga grumbullimi për shkak të gjendjes shëndetësore, duke mos qenë në gjendje të vazhdojë përgatitjet me ekipin.

Për këtë arsye, portieri i KF Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar për ta zëvendësuar dhe për të qenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Saipi nuk ka marrë pjesë as në seancën e sotme stërvitore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është vendosur që të lirohet nga grumbullimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova po ashtu do të mungojnë në ndeshje ndaj Lituanisë për shkak të kartonëve.

Teilen: