Friday, 28. August 2026
Sport

Daku titullar, Asani në dyshim ndaj Ukrainës

GS 18/11/2024 2 Min. Lesezeit

Mirlind Daku pritet të jetë titullar dhe ti prijë sulmit të Kombëtares së Shqipërisë kundër Ukrainës, ndeshje kjo që luhet të martën mbrëma në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Daku i mungoi Shqipërisë në barazimin pa gola ndaj Çekisë shkaku i suspendimit, ndërsa ndaj Ukrainës është plotësisht i gatshëm për lojë.

Për dallim prej Dakut që rikthehet në formacion, te Shqipëria gjasat janë të mëdha që të mungoj Jasir Asani, i cili u lëndua kundër Çekisë dhe u detyrua të largohet nga fusha.

Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, ai pritet të jetë i pandryshueshëm pasi selektori Sylvinho do t’i besoj lojtarëve me të cilët startoi kundër Çekisë.

Në portë, do të jetë Thomas Strakosha kurse mbrojtja do të përbëhet nga Ivan Balliu e Mario Mitaj në krah, dhe Arlind Ajeti e kapiteni Ardian Ismajli në qendër.

Para mbrojtjes, do të vendosen Ylber Ramadani e Kristjan Asllani, ndërsa sulmi do të përkrahet nga treshja Taulant Seferi, Qazim Laçi e Nedim Bajrami.

Përballja me Ukrainën është tejet e rëndësishme pasi jo vetëm që synon promovimin në Ligën A por edhe qëndrimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Aktualisht, Shqipëria ështe e treta në grup me 7 pikë sa i ka edhe Gjeorgjia në vendin e dytë, ndërsa Çekia është lidere me 8 pikë, tri më shumë se Ukrainë që renditet e fundit në tabelë.

Teilen: