• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA, së shpejti me vendim për ndeshjen Rumani – Kosovë

18/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA brenda një afati të shkurtër kohor do ta marrë vendimin për ndeshjen e ndërprerë në Bukuresht ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës që i takoi Ligës së Kombeve.

Kjo ndeshje nuk e gjeti fundin, pasi në minutat shtesë të saj dhe te rezultati 0:0, futbollistët e Kosovës u larguan nga fusha për shkak të thirrjeve “Serbi, Serbi” duke detyruar gjyqtarin ta pezulloj takimin për shkak të refuzimit që të kthehen.

Sipas mediumeve rumune, nëse UEFA nuk merr vendim brenda një javë, atëherë një gjë të tillë do ta bëjë më së largu deri më 11 dhjetor, pak ditë para tërheqjes së shortit për Botërorin 2026.

UEFA tashmë ka hapur procedurat disiplinore ndaj dy feredatave, në përputhje me nenin 55 të rregullores disiplinore dhe pritet cili do të jetë verdikti final i vendimit, të cilin do ta marrë Komisioni Disiplinor dhe i Etikës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), tashmë ka deponuar të gjitha provat në UEFA dhe ka paralajmëruar se do të shkoj deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Llozanë për ta ndjekur të drejtën e saj.

 

 

Next Post

Pa Rrahmanin e Dellovën, por me formacion sulmues: Kjo pritet të jetë 11-shja e Kosovës ndaj Lituanisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.