Spanja ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Zvicrës së kapitenit Granit Xhaka.
Futbollisti Xhaka është paraqitur nga minuta e parë, ndërsa Andi Zeqiri nga ajo e 46-ta.
Xhaka ësthë zëvendësuar në minutën e 60-të.
Andi Zeqiri e ka barazuar rezultatin 2:2 me golin që ka shënuar nga penalltia në minutën e 85-të por nuk i mjaftoi për një pikë.
Për Spanjën shënoi Pino në minutën e 32-të pasi që Pedri e humbi penalltinë. Zvicra e ka barazuar rezultatin me golin e Monteiros në minutën e 63-të.
Gil shënoi për epërsinë e Spanjës në minutën e 68-të dhe Zeqiri (85’) ka barazuar nga penalltia.
Në minutën e 90+3 Zaragoza shënoi nga penalltia për fitoren e Spanjës.
Spanja përfundoi e para në grupin 4 me 16 pikë e Zvicra në fund me 2 sosh. Zvicra bie nga Liga A.