Kanë përfunduar katër sfidat e mbrëmjes së kësaj të hëne, që ka ulur spiarin e fazës së parë të Nations League, në Grupit A1 e A4, ku në përgjithësi kanë prodhuar rezultate interesante.
Kështu, në Grupin A1, “Luzitanët” portugezë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në transfertën kroate, pas golave të Joao Felix e Gvardiol, ndërsa Skocia triumfoi 2-1 ndaj Polonisë në Varshavë pas golave të John McGinn e Andrew Robertson, ndërsa për vendasit topin në rrejtë e dërgoi Piatkoëski.
Falë këtyre rezultateve, fazën çerekfinale e sigurojnë Portugalia e Kroacia, me “Luzitanët” që kualifikohen si të parët e grupit, Skocia do të luftojë për mbijetesën në elitë, ndërsa Polonia rikthehet në Ligën B.
Në krahun tjetër, në Grupin A4, Serbia e Danimarka kanë barazuar në “luftën” për kalimin në çerekfinale, mirëpo në fund e kanë mbyllur sfidën pa gola, duke mos ndryshuar asgjë në renditje në javën e fundit të fazës së grupeve.
Danimarka e mbyll në vend të dytë, ndërsa serbët shkojnë në “Play-out”.
Fitore arriti Spanja, me “Iberikët” që mundën me vështirë 3-2, Zvicrën pas golave të Yeremy Pino, Bryan Gil e Bryan Zaragoza, ndërsa më “Helvetët” rrugën e rrjetës e gjetën Monterio dhe shqiptari Andi Zeqiri.
Falë këtyre rezultateve, Spanja e Danimarka sigurojnë kalimin në çerekfinalet e këtij kompeticioni, me kampionët e Evropës që kalojnë si të parët. Pas tyre vjen Serbia, e cila do të luftojë për mbijetesën në elitë, ndërsa Zvicra ka prerë “biletën” për në Ligën B, teksa pozicionohet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.