• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmuesi spanjoll ‘thumbon’ Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë, jo me fjalë

19/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bryan Zaragoza, anësor spanjoll që luan për Osasunan këtë sezon, i huazuar nga Bayerni, ishte një nga protagonistët në fitoren 3-2 të Spanjës ndaj Zvicrës në Ligën e Kombeve. Në fund të ndeshjes, sulmuesi 23-vjeçar ka kujtuar Thomas Tuchel, ish-trajner i Bayernit, që nuk i dha mundësitë e duhura në klubin gjerman.

 “Tuchel tha që nuk u përshtata te Bayerni? Futbolli luhet me këmbë, jo me gjuhë… dhe nuk kam nevojë të them asgjë më shumë”, është përgjigjur ndërkombëtari spanjoll në zonën mikse, duke iu referuar trajnerit gjerman, të emëruar në krye të Anglisë.

Në mars 2024, Tuchel justifikoi mungesën e minutave të Bryan Zaragoza duke thënë:

“Së pari, Bryan thjesht nuk e di gjuhën. Është e vështirë për të që të flasë anglisht dhe gjermanisht. E shohim cilësinë e tij, por vëmë re se integrimi nuk është i plotë nga pikëpamja gjuhësore. Kjo është arsyeja pse ne do t’i japim atij kohë.’

Te Bayerni, sulmuesi spanjoll pati vetëm shtatë paraqitje (138 minuta) në Bundesligë sezonin e kaluar. Këtë sezon, ai ka një gol dhe pesë asistime në 13 ndeshje me Osasunan.

Next Post

Norris nuk heq dorë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.