• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klubi i Serie A do shkarkojë trajnerin, Viera do marrë drejtimin

19/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Patrick Viera do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Genoa-s.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar se tekniku francez dhe klubi italian kanë arritur marrëveshjen këtë të martë, ndërsa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.

Te Genoa, Viera do të zëvendësojë Alberto Gilardino-n, i cili do të largohet nga klubi italian për shkak të rezultateve zhgënjyese në 12 javët e para të këtij sezoni të Serie A.

Aktualisht Genoa renditet në vend të 17 me vetëm 10 pikë, një pozicion shumë i rrezikshëm, duke qenë se është shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.

Viera pritet që të marrë drejtimin e Genoa-s  shumë shpejt, për të nisur nga puna në Serie A.

48-vjeçari francez ishte pa skuadër që nga muaji korrik, pas largimit nga Strasbourg-u dhe tashmë është gati për të nisur një rrugëtim të ri, këtë herë në një kampionat që e shkel për herë të parë si trajner.

Ndërsa si lojtarë, Patrick Viera ka luajtur për disa nga gjigantët e Serie A siç janë Milan, Inter dhe Juventus.

Next Post

Liga Unike për femra ngre siparin e sezonit të ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.