Prestigjozja “Bild” raporton se Mark-Andre ter Shtegen shpreson të kthehet nga lëndimi para fundit të sezonit.
Pasi pësoi një këputje të tendinit të patelës në shtator, portieri i parë i Gjermanisë, Mark-Andre ter Shtegen, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë përpara se të mund të luajë përsëri. Sipas “Bild”, Ter Shtegen i ka vendosur vetes synimin që të kthehet në fushë për Barcelonën në prill ose maj.
Oliver Bauman dhe Aleksander Nybel kanë ndarë kohë në portë për Gjermaninë që kur Ter Shtegen pësoi dëmtim. Sipas drejtorit sportiv të Gjermanisë, Rudi Fëler. “Mark është numri një.
Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të dhe po e ndjekim shërimin e tij. Unë isha me të në Barcelonë, dhe ai e di se ne jemi të gjithë me të dhe mezi presim rikthimin”, tha Fëler për “Bild”.
PANORAMASPORT.AL