• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lewandowski kërkon kontratë të re dyvjeçare

19/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Robert Lewandowski është sot njëri prej sulmuesve më në formë në futbollin evropian.

Sulmuesi polak po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick dhe natyrisht se ka nisur të diskutohet për vazhdimin e kontratës së tij, e cila do të skadojë në verën e vitit 2025.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Bayern Munichut ka kërkuar që kontrata t’i vazhdohet për dy vjet të tjerë, respektivisht deri në verën e vitit 2027, njofton “Diario Sport”.

Përfaqësuesi polak ndihet mjaft rehat në Kataluni dhe do të vazhdonte të luajë dhe të jetojë aty me kënaqësi.

Por, për momentin Barça është duke menduar, pasi nuk e di nëse Lewa do ta ruajë këtë nivel të lartë edhe në vitet e ardhshëm, duke e pasur parasysh moshën e tij.

Kontrata e Lewandowskit do të skadojë verën tjetër, por ajo do të vazhdohet automatikisht për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2026 nëse ai paraqitet në të paktën 50 për qind të ndeshjeve në të gjitha garat me Barçën.

36 vjeçari i ka realizuar 19 gola dhe i ka bërë dy asistime në 17 ndeshje me katalunasit deri tash në këtë edicion.

Ndërkohë, lideri i La Ligës është vënë në kërkim të pasardhësit të polakut, por që ai s’e ka ndërmend të dorëzohet, duke insistuar se ka ende se çka të japë në ekipin katalunas.

Next Post

Trajneri i Rumanisë e ofendon Kosovën: Gënjejnë si njerëz të paturpshëm!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.