Friday, 28. August 2026
Sport

Gjuha e urretjes dhe dezinformimi në platformën “X”, St.Paul, Verder dhe Hansa Rostok e braktisin

GS 19/11/2024 1 Min. Lesezeit

“Twitter” sot “X” nuk është më një platformë për të gjithë. Disa skuadra gjermane kanë bërë me dije se do të mbyllin llogaritë e tyre në “X”.

E para që mori këtë hap të rëndësishëm ishte St.Pauli, i cili u ndoq nga Verder Bremeni. “Që kur Elon Musk mori drejtimin e ‘X’ kjo platformë u kthye në një arenë ku përhapet informacion i gabuar, gjuhë urrejtje dhe nxitje dhune”, bën me dije klubi i nga Bremeni.

Ditën e djeshme shembullin e dy skuadrave të Bundesligës ka ndjekur edhe Hansa e Rostokut. Sipas drejtuesve të këtij klubi “X” nuk është më një platformë ku mund të ballafaqohen ide apo kultura të ndryshme. 

Teilen: