• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gruda nderon Vllazninë, Teuta “dorëzohet” në minutën e 90-të

23/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ndeshje e bukur dhe e luftuar është zhvilluar në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Teutës. Shkodranët vuajnë, por arrijnë të mposhtin durrsakët 2-1, falë një goli të shënuar nga Gruda, në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Ndeshja nis shumë mirë për vendasit, që hidhen në sulm dhe fitojnë një penallti. Por pas verifikimit në VAR, gjyqtari Xhaja ndryshon mendim dhe 11-metërshi anulohet. Shtylla i mohon golin Balajt pak minuta më vonë, ndërsa Teuta rrezikon me Nasr.

Kur dukej sikur pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola, është Bajrami, ai që zhbllokon sfidën dhe kalon Vllazninë në avantazh.

Teuta mundohet të reagojë në pjesën e dytë dhe arrin të barazojë shifrat me një gol shumë të bukur të Nasr. Të dyja skuadrat kërkojnë të fitojnë ndeshjen dhe ka raste në të dyja kampet.

Në fund është Vllaznia ajo që feston, pasi gjen golin e avantazhit me Grudën, që ndëshkon ish-skuadrën e tij. Mbyllet 2-1 në Shkodër me Vllazninë që ngjitet e vetme në krye të renditjes me 25 pikë.

Next Post

LIVE MILAN-JUVENTUS/ “Zonja” më kërkuese për golin, vendasit tentojnë të mbrohen (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.