Java e 13 e serisë A u mbyll me impenjimet e dy lojtarëve të kombëtares shqiptare Ardian Ismajli dhe Ylber Ramadani.
Skuadra e mbrojtësit kuqezi, Empoli ndaj nga një pikë me Udinesen në fushën e vet në barazimin 1 me 1.
Përplasja mes dy skuadrave që konsiderohen ndër befasitë e bukura të fazës së parë të këtij edicioni deri më tani u zhbllokua në minutën e 23.
Gol i bukur për toskanet shënuar nga Pietro Pelegri nga distanca, por pjesë e meritës në aksionin që coi në këtë gol kishte edhe Ardian Ismajli, pasi gjithçka nisi nga një top më kokë i mbrojtësit kuqezi.
Udinese reagoi fort pas disavantazhit duke vënë në provë disa herë portierin Vaskes sidomos falë francezit Toven, mirëpo Empoli rezistoi natyrisht edhe falë paraqitjes së radhës brilante të Ardian Ismajlit në repartin e mbrojtjes.
Edhe në të dytën e njëjta pamje, mbrojtje shumë e mirë e Empolit dhe jo vetëm kaq por një rast flagrant për të mbyllur ndeshjen i pashfrytëzuar nga Pelegri.
Për t’i dhënë barazimin Udineses duhej një penallti për një prekje të topit me dorë nga Kakace, e cila u kthye ne gola nga Davis. 17 pikë në renditje për friulanet, 1 më shumë sesa Empoli.
Fitore shumë e rëndësishme për Lecen e Ylber Ramadanit e cila mundi Venecian 1 me 0 në transfertë në duelin direkt të mbijetesës. Debutim me sukses në stolin e Leces për trajnerin Xhampoalo.
Pjesë e parë e dominuar nga ishullorët të cilët goditën traversën dhe ndërtuan 9 raste për gol por nuk shënuan asnjëherë.
Në të dytën Dorgu befasoi vendasit me golin deciziv në favor të Leces, skuadër ku luajti titullar si zakonisht në mesfushë Ylber Ramadani, i cili u zëvendësua në minutën e 85./vizionplus.tv