• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Champions League/ Përballje “titanësh” në “Anfield”, publikohen formacionet e “finales së parakohshme” Real Madrid-Liverpool

27/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dikur luanin së bashku në finalen e UEFA Champions League, ama tani situata është komplet tjetër.

Dy “gjigantët” e futbollit evropian Liverpool e Real Madrid do të përplasin edhe njëherë “brirët” në arenën evropiane, me “Të Kuqtë” anglezë që do të presin në mitikun “Anfield”, “mbretërit” e këtij kompeticioni, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të fazës së parë në Champions.

Sa i përket formacioneve, tekniku Arne Slot i ka rreshtuar të tijët me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku porta i është besuar si zakonisht irlandezit Kelleher. Në krahët e mbrojtjes jaën Bradley e Robertson, me qendrën që mbulohet nga Konate e Van Dijk. Në mesfushë janë Jones, Gravenbech e Mac Allister, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Luis Diaz, Darëin Nunez e “faraoni” Mohamed Salah.

Në krahun tjetër, edhe italiani Carlo Ancelotti i ka rreshtuar “Galaktikët” me formacionin 4-3-3, ku në portë vendoset belgu Courtois. Në krahët e mbrojtjes jaën Valverde e Mendy, ndërsa në qendër pozicionohen Rudiger dhe Asencio. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Bellingham-Camavinga-Modra, ndërsa Brahim Diaz, Arda Guler e Kylian Mbappe plotësojnë repartin e sulmit.

Ndërkaq, në përballje të tjera të mbrëmjes, Juventus do të kërkojë pikë në transfertën e Aston Villa, ndërsa Lille e Edon Zhegrovës do të përballët me “Emiljanët” e Bologna. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Liverpool – Real Madrid 

Bologna – Lille 

Aston Villa – Juventus 

Next Post

Asani i papërmbajtshëm, shënon tjetër gol në Championsin aziatik

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.