Manchester City ka zëvendësuar Rodrin me Ayyoub Bouaddi, i cili tashmë është zyrtarisht lojtar i “qytetarëve”. Mesfushori i vitlindjes 2007, ka firmosur deri në vitin 2031 me klubin anglez, ndërsa Lille ka përfituar 95 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse.
“Është një ditë speciale për mua dhe familjen time. Manchester City është për mua klubi më i mirë në botë. Është një ëndërr të jem lojtar i City. Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës duke punuar fort për t’u bërë lojtar sa më i mirë dhe për të arritur majat e kësaj loje.
E kam ndjekur City për shumë vite dhe e adhuroj stilin e lojës së tij. Kjo skuadër kërkon të luajë gjithmonë futboll me kualitet. Kanë treguar se janë fitues. Grupi i lojtarëve është i nivelit botëror dhe Enzo është një trajner i nivelit të lartë. Mezi pres të luaj në ‘Etihad Stadium’, përpara gjithë tifozëve.
Dua të përmirësohem, jam vetëm 18 vjeç. Jam i kënaqur me progresin që kam bërë deri tani, por e di që mund të përmirësohem më shumë. Ky është pa dyshim vendi më i mirë për ta bërë këtë gjë. Ky klub kërkon trofe dhe do të jap gjithçka për të fituar çdo titull”, – ka thënë mesfushori maroken pas firmës me Manchester City.