• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shpendi gati ta lë Shqipërinë për Italinë

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Cristian Shpendi është një nga sulmuesit më të formë të momentit sa i përket legjionarëve.

21-vjeçari është pjesë e Cesenas, ekip që bën gara në Serie B, kampionat në të cilin Shpendi këtë sezon ka realizuar 9 gola në 13 paraqitje.

Megjithatë, përkundër formës së tij të mirë, Shpendi nuk u ftua nga selektori i Shqipërisë, Sylvinho për ndeshjet e këtij muaji përkundër mungesave të mëdha që i kishin “kuqezinjtë” në repartin e sulmit.

E kjo ka bërë që Shpendi të mbetet i zhgënjyer pasi ka pritur ftesën nga Shqipëria dhe në një intervistë për mediumet italiane, ai ka pranuar se është i gatshëm ta përfaqësoj Italinë.

“Unë jam i lindur dhe rritur në Italia, por ftesa nga Italia ende nuk me ka ardhur. Por, nëse do të vinte një telefonatë, sigurisht se do ta mendoja atë ftesë edhe pse jam me Shqipërinë”, ka thënë Shpendi.

Shpendi si lojtar është zhvilluar te Cesena, ndërsa prej vitit 2021 është pjesë e ekipit të parë dhe ka kontratë deri në vitin 2026.

Aktualisht, Shpendi ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Italisë, të cilat garojnë në Serie A.

Next Post

Amorim e dëshiron me çdo kusht, United pritet të transferojë në janar yllin e Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.