Tuesday, 25. August 2026
Sport

Myrto Uzuni si Maradona dhe Mesi për Granadën, klubi spanjoll ngre në piedestal sulmuesin e Kombëtares

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Myrto Uzuni është kryefjala e ekipit për Granadën. Kapiteni i klubit spanjoll shënoi dje golin e 44-të për Granadën duke barazuar rekordin e golave të marokenit El Arabit.

bandicam 2024-12-01 15-54-07-513

Pasi shënoi golin me Almeiran, Granada e postoi në rrjetet sociale duke shkruar: “D10S”.

Një shkrim që përdoret nga tifozët për Messin dhe legjendën Maradona. Uzuni ishte dhe kapiten në ndeshjen e fundit, teksa mban numrin 10-të në fanellë.

Në fund klubi i tij nuk ia doli të fitojë, pasi Almeira përmbysi rezultatin me dy gola në minutat e fundit të kohës së rregullt.

ee

PANORAMASPORT.AL

Teilen: