Tuesday, 25. August 2026
Sport

Real Madridi fiton, një pikë larg Barcelonës 

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Getafe-s, në takimin e javës së 15-të të elitës së futbollit spanjoll.

Reali e ka dominuar takimin dhe në bazë të rasteve fitorja ka mundur të jetë shumë më bindëse. 

Futbollistët Bellingham (30′) e Mbappe (38′) shënuan për fitoren e kampionit në fuqi të Spanjës dhe të Evropës. 

Barcelona kryeson me 34 pikë, ka një pikë e një ndeshje më shumë se Reali në pozitën e dytë.

Getafe është në vend të 17-të me 13 pikë të mbledhura.

Teilen: