• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Historia e penalltive/ Barça i sheh me dylbi, Real Madrid “i favorizuar”

06/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për të tretën ndeshje radhazi, Real Madrid ka pasur ndihmën e një penalltie për të mbyllur diferencën.gfdhjMbape, i cili nuk po kalon momentin e tij më të mirë, gaboi sërish këtë herë ndaj Agirrezabala në “San Mamés”, ashtu siç bëri së fundmi ndaj Keleher në “Anfield”, ndeshje në të cilën ai theu serinë e efektivitetit nga njëmbëdhjetë metra si futbollist i “Galaktikëve”. Në fillim të dhjetorit, Reali tashmë kanë goditur nëntë penallti në të gjitha garat, të cilat janë të njëjtat penallti maksimale që janë dhënë gjatë gjithë vitit të kaluar.

Nga ana e saj, Barça ka marrë pesë penallti, duke shënuar katër prej tyre. Me këtë avantazh, Real Madridi do të regjistronte sezonin e katërt radhazi duke pasur më shumë penallti se Barça. Duhet të ktheheni në sezonin 200-2021 për të gjetur një vit në të cilin skuadra e katalanase fitoi me shumë 11- metërsha se rivalët e përbetuar në Spanjë.

Në 10 sezonet e fundit, duke llogaritur gjithashtu deri më sot, madrilenët kanë grumbulluar 138 penallti, krahasuar me 123 të Barçës. Më precize kanë qenë edhe madrilenët. Nga ato 138 penallti në total, ata arritën 114 gola, që përfaqëson një përqindje suksesi prej 82,61%, pasi kanë humbur 24. Nga ana e Blaugranas, në 10 vitet e fundit ata kanë shënuar 91 nga 123 penalltitë e caktuara, duke pasur 73,98% të sukses.

Duke u kthyer në fillimin e këtij shekulli të 21- të, edhe Real Madridi ka fituar që nga vitet 2000 në këto gati 25 vite, skuadra e Presidentit Perez ka shënuar 285 penallti në të gjitha garat, për 270 gola. Reali kanë shënuar 236 gola (82,81% sukses), krahasuar me 210 gola (77,78% sukses) të Barçës.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Betim Fazliji më në fund rikthehet nga lëndimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.