Futbollistet e Kombëtares U17 dhe U19 të Kosovës, kanë mësuar grupet dhe kundërshtaret për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Të premten në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës është tërhequr shorti për këto grupmosha kurse ndeshjet do të luhen vitin e ardhshëm.
Kosova U17 është pjesë e Grupit A7 të Ligës A dhe do të përballet me Gjermaninë, Austrinë e Danimarkën.
Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Gjermani prej 15 deri më 24 mars të vitit të ardhshëm ku do vendet e para kualifikohen kurse pozita e fundit bie në Ligën B.
Ndërkohë, Kosova U19 do të paraqitet në Ligën B pas eliminimit nga Liga A dhe do të paraqitet në Grupin B3 së bashku me Letoninë, Kazakistanin dhe Maltën.
Përballjet e këtij grupi do të luhen në Maltë, prej 1 deri më 7 prill të vitit të ardhshëm dhe gjashtë ekipet e para të secilit grup dhe ekipi i dytë më i mirë do të promovohet në Ligën A për rrethin e parë kualifikues të edicionit të ardhshëm.