• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Orges Shehi për RTSH Sport: Ballkani, një klub i madh

06/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tetë pikë për tu rikuperuar dhe një ëndërr për tu përmbushur. Orges Shehi shkon me ambicje të mëdha, në një klub si Ballkani ku të bërit histori është bërë e zakonshme. 47 vjecari durrësak, kampion me Tiranën është prezantuar në klubin e ri, duke u kthyer në një pankinë ekzaktësisht 4 muaj pasi dha dorëheqjen si trajner i Partizanit.

“Jam i ndërgjegjshëm që kam ardhur në një klub të madh, me një histori dhe pritshmëritë janë të mëdhaja. Sot kam mbaruar stërvitjen e parë dhe bashkë me stafin jemi njohur më nga afër me lojtarët. Është një grup që ka cilësi. Është e vërtetë që ka vështirësi, si kudo, në çdo moment, por do bëjmë maksimumin për të arritur aty ku i takon ballkanit”.

Shehi zëvendëson në pankinë Artim Pollozhanin, që mori detyrën në shtator, por udhëhoqi Ballkanin vetëm për 11 ndeshje, deri në humbjen në Kupën e Kosovës përballë Rilindjes. Shehi tani duhet të kthejë skuadrën në majë, në kërkim të titullit të 4 radhazi kampion dhe në ndihmë mund ti vijë edhe dritarja e janarit në merkato.

“Puna e trajnerëve kështu është, mund të ketë ndryshime në mes të sezonit dhe nuk mund të mëresh se kush e ka krijuar grupin. E rëndësishme është që te grupi pashë dëshirë për tu rikthyer te ato rezultate që kanë patur gjithmonë”.

Tekniku durrsak është i mësuar me presionin gjatë karrierës së tij, duke qenë se ka stërvitur ekipe si Skënderbeu, Kukësi, Tirana dhe Partizani, duke fituar edhe dy Superkupa dhe një titull kampion. Pas 15 javëve Ballkani është i treti me 26 pikë, ndërsa udhëheq Drita me 34. Debutimi për Shehin do të jetë pas dy ditësh, më 8 dhjetor, në transfertën e Ferizajt.

Next Post

VIDEO/ Interi dhuron spektakël dhe merr fitoren e radhës, ka minuta dhe për Asllanin në Seria A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.