Alphonso Davies duket pranë nënshkrimit të një vazhdimi me klubin e tij aktual Bayern Munich.
Sipas Fichajes.net, gjigantët bavarezë dhe Davies janë afër marrëveshjes për rinovimin e kontratës.
Marrëveshja aktuale e Davies përfundon në verën e vitit 2025 dhe ai teknikisht mund të nënshkruajë me klube të tjerë në janar.
Shumë klube, përfshirë Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid ishin të interesuara për nënshkrimin e Davies, por fatkeqësisht, lajmet e zgjatjes së kontratës së kanadezit i kanë prishur këto plane.
Davies, 24 vjeç, është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe Real Madrid dhe Manchester United ishin veçanërisht të vendosur për ta marrrë atë për të forcuar krahët e tyre.
Të dy klubet e dinë rëndësinë e pozicionit të mbrojtësit të majtë dhe kanë ndjekur nga afër përparimin e Davies. Edhe Barcelona ishte e prirë për nënshkrimin e tij.