Monday, 24. August 2026
Sport

Stuttgart i afrohet zonës Champions, Celta Vigo mund Mallorca-n, dështon përpjekja e ishullorëve për të kapur Europën

GS 07/12/2024 2 Min. Lesezeit

Shtutgarti mundi Union Berlin në duelin e javës së 13 të Bundesliges duke u afruar ndjeshëm me zonën Champions.

Suksesi 3 me 2 i jep mundësi skuadrës së Shtutgart të ngjitet në 20 pikë, aq sa Dortmundi i vendit të pestë dhe vetëm një më pak Sess Laipicig i vendit të katërt. Përmbysje e madhe e Shtutgartit që kishte shkuar deri në disavantazhin 2 me 0 pas golave të Doeki dhe Skov.

Mirëpo dy gola të shpejtë të Voltemade bënë që vendasit të barazonin shifrat dhe jo vetëm.

Karazor në minutën e 69 i dha fitoren e çmuar Shtutgartit, skuadër e cila shkon e qetë në duelin e Champions të martën kundër Jang Boys.

Në Spanjë, Selta Vigo mundi Majorken 2 me 0 në nisje të javës së 16 të La Liges.  Alvarez kaloi në avantazh Selta Vigon në minutën e 32.

Në pjesën e dytë Railo doli më  të kuq duke e lenë Majorken me 10 lojtarë.

Në këtë mënyrë Jago Aspas pak çaste më vonë siguroi suksesin e vendasve duke shënuar edhe golin e dytë.

Selta Vigo ngjitet në 21 pikë në mesin e tabelës, ndërsa Majorka është e gjashta në renditje me 24 pikë.

Teilen: