Beshiktash ka fituar me rezultatin 1 me 0 përballë Fenerbahçes. Një triumf në derbi kundër Murinjos shijon më së miri për Milot Rashicën dhe Ernest Muçin.
Emri i Muçit ka qarkulluar gjerësisht këto ditë në mediat turke, për fat të keq jo për atë që ka prodhuar sulmuesi në fushën e lojës.
Diskutimi rreth transferimit të tij për 10 milionë euro te Beshiktash ka qenë temë kryesore në këto ditë, kur vetë sulmuesi ka qenë larg fushave të lojës për shkak të një dëmtimi që pësoi me Kombëtaren.
Muçi kishte një muaj pa luajtur, ndërsa vuante dëmtimin e pësuar kur ishte pjesë e Kombëtares shqiptare. Kështu u aktivizua në minutën e 92-të, kur Beshiktash kishte nevojë për frymëmarrje kundër Fenerbahçes.
Rashica ndërkohë e nisi si titullar dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Imobile në minutën e 73-të.
Goli i Beshiktashit: (VIDEO)
Aktivizimi i Muçit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL