Monday, 24. August 2026
Sport

Premier Leaguea/ Ngecin “Topçinjtë”, Arsenal ndan pikët në transfertën e Fulham

GS 08/12/2024 1 Min. Lesezeit

Padyshim objektivi kryesor ishte fitorja, ama në fund u mjaftuan vetëm me barazimin.

“Topçinjtë” e Arsenal nuk mundën të regjistronin triumfin e pestë radhazi, në të gjitha kompeticionet, teksa janë ndalur në barazimin 1-1, në “Craven Cottage”, ndaj vendasve të Fulham, me sfidën e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit anglez të futbollit Premier Leauge,

Nga një gol në secilën pjesë mjaftuan për të vulosur rezultatin e përgjithshëm, teksa fillimisht ishte “bomberi” meksikan, Raul Jimenez, i cili dërgoi topin në rrjetën e djemve të Mikel Arteta, që në minutën e 12’-të e më pas “ylli” francez i mbrojtjes, William Saliba, i cili kap bukur një krosim të Havertz, duke shpëtuar 1 pikë.

Ndërkaq, në sfida të tjera Brighton barazoi 2-2 në transfertën e Leicester, ndërsa Bournemouth fitoi me përmbysje 2-1 në fushën e Ipswich. /abcnews.al

Teilen: