• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ E bëri kundërshtarin për spital, Rey Manaj kërkon falje pas ndërhyrjes ndaj Barış Alper Yılmaz

08/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Net Global Sivasspor, Rey Manaj, ka kërkuar falje nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në rrjetet sociale për ndërhyrjen e ashpër ndaj Barış Alper Yılmaz. Episodi negativ ndodhi në minutën e gjashtë shtesë, kur një ndërhyrje e gabuar nga pas e Manajt i shkaktoi një dëmtim serioz futbollistit të Gallatasarait, që u largua nga fusha me barelë.

Ndërhyrja e Manajt

Në deklaratën e tij, Manaj u shpreh:

“Sot jam shumë i trishtuar për një situatë që nuk doja të përjetoja në karrierën time profesionale. Dua të siguroj me gjithë sinqeritetin tim si Barış Alper Yılmazin ashtu edhe opinionin publik të futbollit se nuk pata qëllim të shkaktoj faull apo lëndim.

Kjo ndodhi në momentet kur, nga adrenalina dhe emocionet e rezultatit të ndeshjes, po përpiqesha të kontribuoja për ekipin tim. Me gjithë zemër i uroj Barış Alper Yılmazit shërim të shpejtë dhe shpresoj ta shoh sa më shpejt sërish mes nesh. Kërkoj falje për këtë situatë.”

Mjeku i ekipit të Galatasarayit, Yener İnce, ka dhënë deklarata lidhur me gjendjen shëndetësore të Barış Alper Yılmaz:

“Nuk ka dyshime për frakturë në këmbën e Barış Alper Yılmaz. Për shkak të ndërhyrjes së ashpër në tendinën e Akilit, ka një problem në gjurin e tij. Gjendja e tij do të qartësohet pas ekzaminimit me rezonancë magnetike (MR).”

Image

 

Next Post

Shihet si pasardhës i Toni Kroos, Real Madrid gati “thasët” për Joshua Kimmich

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.