• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Momente paniku/ Dy alarme për sulm ajror në ndeshjen e skuadrës ku pritet të transferohen 2 futbollistët e Partizanit

08/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Momente paniku në elitën e futbollit ukrainas! Dy alarme për sulm ajror në rajonin e Kievit kanë shtyrë fillimin e pjesës së parë dhe pjesës së dytë të ndeshjes Kolos–Obolon. 

ILIR KRASNIQI

Ndeshja përfundoi në barazim pa gola. Pjesë e skuadrës së Kolos është edhe mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, teksa ky ekip ka arritur akordin edhe me dy yjet e Partizanit, Andi Hadroj dhe Arinaldo Rrapaj, që pritet të bashkohen me ekipin ukrainas së shpejti.  

maget-hadroj-rrapaj

Ndeshja nisi me gati dy orë vonesë. Ukraina ende po përballet me pushtimin rus dhe të dielën sërish u lëshua alarmi për sulm ajror në rajonin e Kievit.  

“Një alarm për sulm ajror është lëshuar në rajonin e Kievit. Forcat Ajrore raportojnë kërcënimin e përdorimit të dronëve sulmues”, shkroi sajti “ua-football.com”. 

Kishte dilema nëse ndeshja në stadiumin “Kolos” në Kovalivka do të gjente fundin. Pas përfundimit të pjesës së parë, pati sërish alarm për sulm ajror dhe pjesa e dytë po ashtu nisi me vonesë të madhe. 

‼️ Le match entre le Dynamo Kyiv et Oleksandria reprendra à 18h55

La seconde mi-temps entre Kolos et Obolon reprendra à 19h pic.twitter.com/1OlKXTAAXq

— 🔱 Football UA 🇺🇦 (@FootbalUA_) December 8, 2024

Lojtarët, si para fillimit të ndeshjes, ashtu edhe pas përfundimit të pjesës së parë, qëndruan të mbyllur në dhomat e zhveshjes deri në sinjalin se siguria është e duhur për t’u zhvilluar ndeshja. 

“Nëse para ndeshjes ka alarm për sigurinë e njerëzve nuk dalim deri të ndalet dhe të shohin që ka siguri për t’u zhvilluar ndeshja. Ne qëndrojmë brenda dhomave të zhveshjes. Ne qëndrojmë gati. Alarmi ka qenë për regjionin, pasi nga ne nuk ka pasur, por për siguri nuk na lejonin të dilnim”, ka thënë Ilir Krasniqi për median kosovare “koha.net”, pas ndeshjes. 

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rrahmani me dhimbje koke, Napoli zhgënjen e nuk kthehet në krye

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.