Monday, 24. August 2026
Sport

Rrahmani me dhimbje koke, Napoli zhgënjen e nuk kthehet në krye

GS 08/12/2024 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin nuk e patën mbrëmjen e tyre. 

Napoli para shikuesve të vet ka zhgënjyer duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Lazio, në takimin e javës së 15-të në Serie A.

Isaksen në minutën e 79-të shënoi për fitoren e skuadrës nga Roma. Rrahmani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 51-të.

Atalanta kryeson me 34 pikë, pasojnë Napoli me 32, Interi 31, Fiorentina 31, Lazio 31, Juventusi 27, Milani 22 pikë etj.
 

Teilen: