Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.
Foda ku është pyetur mbi pritshmëritë e tij për ndeshjen e play-off-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës. Italano -gjermani ka theksuar se Kosova ka të gjitha cilësitë dhe kapacitetet për të mposhtur Islandën në të dyja takimet.
Megjithatë, ai ka theksuar se Islanda ka lojtarë të cilët luajnë në klube shumë të mira evropiane, gjë që do ta bëjë ndeshjen një përballje të vështirë dhe të fortë.
‘Islanda ka një ekip atletik dhe ka shumë lojtarë të mirë që luajnë jashtë vendit të tyre. Disa prej tyre luajnë në Gjermani në Bundesliga 2, dhe në Championship të Anglisë Një nga lojtarët luan me Zhegrovën në Lille. Islanda ka lojtarë të mirë. Por jam i bindur nëse ne i përmbahemi parimeve tona, ne i kemi të gjitha cilësitë dhe mundësit për t`i fituar të dyja takimet’ tha Foda
Intervista ekskluzive në linkun e më poshtëm./ATVLIVE.TV