Monday, 24. August 2026
Sport

Shtatë gola në Madrid, Atletico humbjen 1:3 e shndërron në fitore me 4:3

GS 08/12/2024 1 Min. Lesezeit

Atletico Madridi ka triumfuar me përmbysje me rezultat 4:3 ndaj Sevillës, në ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit spanjoll.

Ndeshje e fortë, me 7 gola e dramë deri në sekondën e fundit.

Atletico humbjen 1:3 e shndërroi në fitore me 4:3

Antoine Griezmann është hero i sfidës me dy gola të shënuar dhe atë në minutën e 90+4 e vulosi sfidën me 4:3.

Sevilla ishte afër fitores por fati sportiv ia ktheu shpinën në Madrid.

Për Sevillën shënuan Lukebakio (12), Romero (32′), Sanchez (57′) dhe për Atleticon de Paul (10′), Griezmann (62’e 90+4), Lino (80′).

Barcelona kryeson me 38 pikë, pasojnë Reali me 36, Atletico Madrid me 35, Athletic Bilbao 32, dhe Sevilla është në vend të 13-të me 19 pikë.

Teilen: