• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitorja me Mançester Sitin, Thiago Mota: Nuk kam përjetuar kurrë si këto emocione

13/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka se si të mos shfaqet i lumtur pas fitores 2-0 ndaj Mançester Sitit, trajneri i Juventusit, Tiago Mota.

Ai foli për mediat duke u shprehur se kjo është një fitore e arritur me shpirt.

“Kam përjetuar emocione të mëdha. Është një fitore me shpirt, por jo vetëm kaq. Përdorëm edhe kokën, dëshirën për t’i bërë gjërat mirë dhe në mënyrën e duhur”, shprehet fillimisht trajneri bardhezi, Tiago Mota.

“Ne e dinim se do të duhej të luanim shumë poshtë, ose të paktën një pjesë të mirë të ndeshjes, ashtu siç e dinim që do të duhej të bashkoheshim në sulm për t’i goditur në kohën e duhur. E bëmë këtë gjë dhe është një fitore e merituar. Bravo djemve dhe të gjithë, sepse ne rikuperuam edhe disa lojtarë. Të gjithë po bëjnë më të mirën, madje edhe stafi mjekësor, për t’i sjellë lojtarët në formë. Ata që erdhën më vonë na kanë dhënë një ndihmë të madhe”, deklaroi tekniku i bardhezinjve.

 

Next Post

Seleksionimet nga diaspora/ Fulvio Pea: ‘Open Stage’, investim për të ardhmen e ekipeve kombëtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.