• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Champions League/ Llogaritë që duhen bërë për kualifikimin

13/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Champions Leagu uli siparin e raundit të 6-të të saj, duke mbyllur sfidat sa i takon këtij viti.

Tashmë 180 minutat e fundit do të luhen në fundin e muajit janar, në një periudhë të pazakontë për kompeticionin e kampionëve.

Me përfundimin e 6 raundeve të para, kemi filluar të zbulojmë edhe përgjigjet për pikëpyetjet e para, që lidhen me objektivat e 36 skuadrave pjesëmarrëse.

Ajo që tanimë mund të thuhet me siguri është se që të sigurisht një nga tetë vendet e para, që të kualifikon direkt në raundin e 16-ave duhen 18 pikë minimalisht, pasi edhe me 17 pikë rreziku është ekzistent.

Kështu përpos Livepool që kryeson me pikë të plota dhe Barçës që me 15 pikë në vendin e dytë mund t’i mjaftojë vetëm 1 fitore në dy javët e fundit, skuadrat e tjera, përfshirë edhe Interin me 13 pikë, duhet që të sigurojnë pikë të plota në dy javët e fundit për të tentuar kualifikimin direkt.

Të njëjtin objektiv do të kenë edhe tre italianet e tjera, Milan, Juventus dhe Atalanta, të cilat që të shpresojnë e të bëjnë llogaritë në fund duhet të marrin maksimumin e pikëve në dy ndeshjet e fundit të fazës së ligës.

Megjithatë përveç Bolonjës që virtualisht është e eliminuar pasi ka vetëm dy pikë, asnjë nga skuadrat italiane mund të themi që nuk rrezikon të paktën pjesëmarrjen në Play Off.

Arsenal, Leverkusen, Aston Villa si dhe dy francezet Lillë që mposhti edhe pa Ednon Zhegrovën Sturmin e Grazit 3-2 si dhe supriza e vërtetë e këtij edicioni Brest kompletojnë tetëshen e parë aktualisht në renditjen e përgjithshme.

Ndërkohë kanë mbetur jashtë për momentin këtij grupi skuadrash, ekipe të mëdha si Real Madrid, Bayern i Mynihur, Manchester City apo PSG.

180 minutat e fundit do të përcaktojnë përfundimisht fatin e këtyre skuadrave në këtë fazë të re e të ndryshuar të këtij kompeticioni.

Next Post

Seleksionimet nga diaspora/ Fulvio Pea: ‘Open Stage’, investim për të ardhmen e ekipeve kombëtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.