• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juve thellon krizën e Man.City, Barcelona fiton në spektaklin e Dortmundit, Milan tre pikë me akuza e problem

13/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gola dhe spektakël sikurse edhe parashikohej në supersfidat e të mërkurës në mbrëmje në Uefa Champions Lige.

Në përmbylljen e madhe të Veshtfalen, transmetuar në Vizion Plus, Barcelona firoi 3 me 2 kundër Dortmund dhe u ngjit e vetme në vendin e dytë në renditje me 15 pikë, pas krahëve të Liverpul.

Sukses shumë i rëndësishëm për katalanasit të cilët janë tashmë shumë afër prerjes së një bilete për në fazën tjetër, pas pasur nevojë për ndeshje Play Off.

Pjesë e parë shumë e bukur në Dortmund në raste në të dyja portat, mirëpo ekuilibrat nuk u prishën. Në të dytën pastaj ndodhi gjithçka.

Në minutën e 53 Rafinja zhbllokoi shifrat në favor të miqve..por 7 minuta më vonë Pau Cubarsi shkaktoi një penallti në dëm të Xhurasi, dhe vetëm sulmuesi barazoi shifrat nga pika e bardhë.

Hansi Flik freskoi skuadrën duke aktivizuar mes të tjerash edhe Ferran Torres që do të kthehej në lojtarin e ndeshjes. Fillimisht përfiton nga një top i grushtuar nga Kobel për të rikthyer miqtë në avantazh.

Por një gabim në prapavijë i Barcelonës bëri që Xhurasi të barazonte sërish shifrat. Por në minutën e 85 kundërsulm i shpejtë i katalanasve nxori në skenë aftësinë e Lamin Jamal që dha një pasim perfekt për Ferran Torrez i cili nuk gaboi duke i dhënë suksesin skuadrës blaugrana.

Fitore jetike për objektivin kualifikim edhe për Juventusin që zhyti edhe më shumë në krizë rezultatesh Manchester Cityn e Pep Guardioles. Bardhezinjtë fituan 2 me 0 në Torino dhe janë ngjitur me 11 pikë dhe tani iu duhen dy fitore në dy takimet e fundit me Bryzh dhe Benfiken për të kapur kualifikimin direkt.

Ndeshje shumë e mirë e skuadrës së Tiago Motës sidomos në aspektin mbrojtës pasi i lanë shumë pak mundësi kampionëve në fuqi të Anglisë.

Ndërsa për t’i dhënë suksesin skuadrës italiane mendoi Dushan Vlahoviç në minutën e 53 e pastaj Ueston Mek keni në minutën e 75.

Mbetet pas me vetëm 8 pikë Manchester City i cili duhet të marrë minimum 4 dhe maksimumi 6 pikë për të kapur zonën Play Off.

Zonë të cilët e siguroi ndërkohë Milani pas suksesit 2 me 1 kundër Crvena Zvezdes në San Siro.

Ndeshje me e vështirë sesa pritej për kuqezinjtë përballë një rivali modest. Në fundin e pjesës së parë ishte Leao që zhbllokoi shifrat me një gol të bukur.

Po kaq i bukur goli i barazimit të serbëve me Radonjic në minutën e 67 nga distance. Për ti dhënë suksesin vendasve duhej dyshja Camarda-Ebraham. Adoleshenti i Milanit goditi traversën me kokë dhe me topin e kthyer në lojë sulmuesi anglez e dërgojnë rrjete, duke e dërguar Milanin ne kuotën e 12 pikëve, me shanse për tu kualifikuar direkt nëse fiton dy takimet e mbetura.

Dy gola të Saka dhe një tjetër i Haverc i dhanë fitoren e pastër 3 me 0 Arsenalit kundër Monackso, rezultate që i çon topçinjtë në kuotën e 13 pikëve në vendin tretë po aq sa kanë Leverkusen, Brest, Inter dhe Aston Vila dhe Lilë. Francezët e Edon Zhgerives mundën në shtëpi 3 me 2 Shturm Grac.

Rikthehet të shpresa tek kualifikimi direkt edhe Atletiko Madrid që fitoi 3 më1 ndaj Sloven Bratislvales. Fejenord Mundi Spartën e Pragës Së Qazim Laçit dhe Indrit Tucit 4 me 2, ndërsa Shtutgarti mposhti 5 me 1 Jang Boys./vizionplus.tv

Next Post

Leao: E prisnim kaq të vështirë ndeshjen me serbët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.