Sunday, 23. August 2026
Sport

Kushtet atmosferike, shtyhen tre ndeshje të javës së 16-të Kategorisë së Parë

GS 14/12/2024 1 Min. Lesezeit

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin,  FSHF ka vendosur që të shtyjë për të martën dy ndeshjet e Kategorisë së Parë, që ishin planifikuar të luheshin të dielën.

Takimet Apolonia-Flamurtari dhe Besa-Lushnja do të luhen ditën e martë, më datë 17 dhjetor 2024, ora 13:30, njofton Federata Shqiptare e Futbollit për shkak të gjendjes së rënduar të terreneve sportive.

Edhe ndeshja Erzeni-Pogradeci u vendos të shtyhet, po për shkak të kushteve atmosferike dhe në dakordësi me klubet u vendos që të luhet ditën e mërkurë, ora 13:30.

Teilen: