Friday, 3. April 2026
Sport

Kushtet atmosferike, shtyhen tre ndeshje të kampionatit shqiptar

GS 14/12/2024 1 Min. Lesezeit

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se tre ndeshje të javës së 16-të të Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot dhe nesër do të shtyhen për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Konkretisht, ndeshjet Apolonia-Flamurtari dhe Besa-Lushnja do të luhen ditën e martë, më datë 17 dhjetor 2024, ora 13:30.

Edhe ndeshja Erzeni-Pogradeci u vendos të shtyhet, po për shkak të kushteve atmosferike dhe në dakordësi me klubet u vendos që të luhet ditën e mërkurë, ora 13:30.

Teilen: