• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sergio Ramos pritet ta vazhdojë karrierën në Amerikën e Jugut tek gjiganti argjentinas

15/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sergio Ramos është bërë një emër në listën e dëshirave të gjigantit argjentinas Boca Juniors para hapjes së afatit kalimtar të janarit.

Mediat me bazë në Buenos Aires kanë raportuar se klubi po harton një strategji të transferimit dhe pritet që të kontaktojnë së shpejti me mbrojtësin veteran për ta diskutuar mundësinë e një bashkëpunimi.

Ish-legjenda e Real Madridit ka qenë pa klub që nga korriku i këtij viti pasi ndërpreu bashkëpunimin me Sevillan.

Pavarësisht një sezoni të komplikuar të Sevillas të cilët ndërruan tre trajnerë, Ramos ishte një prej lojtarëve më të dalluar në skuadër.

Ekipi i tij Sevilla u eliminua në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, aty ku arritën të fitojnë vetëm dy pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Ata gjithashtu përfunduan në pozitën e 14-të në kampionatin spanjoll teksa nuk arritën të kalojnë përtej çerekfinales së Kupës së Mbretit, ku u eliminuan me rezultat 3-1 nga Atletico Madridi.

Me Kupën e Botës për Klube 2025 në horizont verën e ardhshme, presidenti i Boca Juniors, Juan Roman Riquelme është i emocionuar për të pasur në ekip dy legjenda si Edinson Cavani dhe Sergio Ramos.

Ramos sidoqoftë do të duhej të pranonte nje ulje të madhe të pagës në krahasim me atë që ka fituar tek Sevilla për ta lehtësuar transferimin e tij atje.

Next Post

Legjendat e Barcelonës fitojnë sërish ndaj atyre të Real Madridit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.