Thursday, 26. March 2026
Sport

Abrashi fiton duelin e kapitenëve me Taulant Xhakën dhe uron tifozët për festat e fundvitit

GS 15/12/2024 1 Min. Lesezeit

Abrashi ka festuar me një fitore takimin e fundit për këtë vit me Grasshoperin, klubin me të cilin nënshkroi zgjatjen e kontratës për një vit vetëm pak ditë më parë.

Kapiteni i skuadrës nga Zyhrihu ka uruar tifozët për festat e fundvitit pas një fitoreje të madhe në transfertën e vështirë të Bazelit.  

Në këtë takim spikati dueli i kapitenëve pasi në ekipin e Bazelit këtë përgjegjësi e ka Taulant Xhaka. Pas 18 takimesh të luajtuar Bazeli gjendet në vendin e dytë me 31 pikë ndërsa Grasshopers mban vendin e parafundit (11) në kuotën e 15 pikëve.

Teilen: