• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U rendit e dyta në Botëror, kryebashkiaku Veliaj pret skiatoren Lara Colturi

15/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur skiatoren e Sport Klub Tiranës, Lara Colturi. Teksa e përgëzoi për arritjen e saj të jashtëzakonshme, duke rrëmbyer vendin e dytë në kampionatin botëror të Skive, Veliaj u shpreh krenar që flamuri shqiptar u ngrit në podium, duke e quajtur këtë një moment historik për sportin shqiptar.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme të presim në Bashkinë e Tiranës gocën tonë, Lara Colturi, sportiste e Sport Klub Tiranës, e skuadrës së Shqipërisë, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme bashke me Elvis Toçin dhe gjithë skuadrën e Federatës së Skive, në një vend me logjistikë modeste për sportin e skive, por me një skuadër me super talente. Para se Lara të jetë kampione e botës është një super vajzë dhe ajo që kam parë nga garat është se rrethohet me shumë dashuri. Jemi shumë krenarë për ty”, tha Veliaj.

Veliaj premtoi rritjen e mbështetjes për sportistët e talentuar.

“Ne do të vijojmë të mbështesim sportistët e talentuar përmes drejtorisë sonë të Sportit dhe Sport Klub Tiranën. Ky vit ka qenë viti i rekordeve. Për herë të parë morëm medaljet olimpike dhe për herë të parë prekim një podium të skive. Eshtë podiumi i parë, por shpresoj jo i fundit. Me shpresë nuk do i ndahemi podiumeve dhe me shpresë gjithashtu, që Lara do jetë një model edhe për vajzat e tjera në Shqipëri dhe do vazhdojë të na bëjë krenarë”, shtoi Erion Veliaj.

Me të njëjtat emocione si në ditën garës, skiatorja kuqezi rrëfeu përjetimet e këtij suksesi të jashtëzakonshëm.

 “Ishte e mrekullueshme! Pas raundit të parë isha e katërta, vetëm një hap larg podiumit. Në fund, mendova thjesht për t’u argëtuar dhe kur pashë se ia dola ishte një emocion i veçantë. Nuk po e besoja dhe ndoshta edhe tani nuk më besohet”, u shpreh ajo.

Presidenti i Federatës së Skive në Shqipëri, Elvis Toçi, vlerësoi mbështetjen e Bashkisë së Tiranës për arritjen e këtij suksesi. /vizionplus.tv

Next Post

“Ndodhi diçka magjike”, Amorim shijon triumfin e parë në derbin e Mançesterit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.