• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Super sfida në Prizren përfundon me fitoren e therandasve

15/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një super ndeshje dhe me rikthime, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 69:72 (20:16, 15:16, 20:20, 14:20).

Takimi u zhvillua në kuadër të javës së 12-të të ProCredit Superligës.

Nga fillimi kjo sfidë ishte e baraspeshuar, ku në çerekun e parë, asnjëra nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar kjo pjesë 20:16, derisa periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, 15:16, për të shkuar në pushim me shifrat 35:32.

Në periodën e tretë, vendasit u shkëputën në 11 pikë, 46:35, por therandasit u rikthyen, për të bërë ndeshjen shumë interesante, ku rezultati pas 30 minutash ishte 55:52.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua luftë e madhe nga të dy skuadrat, por basketbollistët vendas ishin të pavëmendshëm në fund, derisa ata mysafirë dhanë gjithçka nga vetja dhe ia arritën qëllimit për të triumfuar 69:72.

Te Bashkimi u dallua Lejson Zeqiri me 15 pikë e tetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Quade Green me 30 pikë.

Prizrenasit kanë tetë fitore e katër humbje, ndërsa therandasit gjashtë fitore e gjashtë humbje.

Next Post

Premier League/ Tottenham shkëlqen me “manita”, Chelsea kalon edhe pengesën “Brentford”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.