Ishte një rezultat tejet zhgënjyes, pavarësisht se raste shënimi pati goxha.
“Kuqezinjtë” e Milan nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 në javën e 16-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, me “Djajtë” e teknikut Paulo Fonseca që nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës ndaj skuadrës së Genoa.
Spektakolar në këtë sfidë ishin Rafael Leao e Chukwueze të cilët rrezikuan vazhdimisht golin por pa mundur të bënin më shumë. Me performancën e tij spikati edhe anëosri i mbrojtjes Emerson Royal, i cili ishte i kudondodhur në fushë.
Falë këtij rezultati, Milan mbetet në vendin e 8-të të tabelës këtë herë me 23 pikë, ndërsa Genoa ngjitet në vendin e 13-të me 16 pikë. /i.m /abcnews.al