• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA e dyfishon shpërblimin për Kampionatin Evropian për gra

16/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shpërblimi për Kampionatin Evropian 2025 për gra do të jetë dyfish më i lartë sesa në turneun e kaluar, tha UEFA të hënën.

Në Evropianin e vitit të ardhshëm, 16 ekipe kombëtare do t’i ndajnë 41 milionë euro.

Çdo federatë do t’i fitojë të paktën 1.8 milion euro për pjesëmarrje në Euro 2025 në Zvicër, si dhe është e detyruar t’ua ndajë të paktën 30 për qind të atyre parave futbollisteve të veta, njoftoi shtëpia e futbollit evropian.

Fituesja e Euro 2025 do t’i marrë deri në 5.1 milionë euro.

Klubet, futbollistet e të cilave do të garojnë në këtë turne, gjithashtu do t’i fitojnë rreth 6 milionë euro, apo 657 euro në ditë për futbolliste.

Kjo është një rritje e përgjithshme prej 33 për qind krahasuar me Evropianin e kaluar për gra.

Shpërblimi për Kampionatin Evropian 2024 për burra ishte 331 milionë euro, nga të hyrat e përgjithshme prej rreth 2.4 miliard euro.

Secila nga kombëtaret pjesëmarrëse i fitoi të paktën 9.25 milionë euro, ndërsa fituesja, Spanja, i mori 28.25 milionë euro. REL

Next Post

Dinamo, në krye pas 15 vjetësh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.