Saturday, 14. March 2026
Sport

Milani bëhet “pishman” për De Katelere, skuadra angleze ofron 50 milionë euro për kartonin e tij

GS 16/12/2024 1 Min. Lesezeit

Milani me siguri që është penduar që hoqi dorë shpejt prej tij. Sot ai po shkëlqen në Serie A dhe po tregon se është lojtar me të ardhme të madhe.

Bëhet fjalë për mesfushorin belg Charles De Ketelaere, futbollist i cili këtë sezon i ka bindur të gjithë për vlerat që ka dhe ka fituar vëmendjen e disa klubeve italiane.

Mediat britanike raportojnë se Liverpool po e ndjek me kujdes rritjen profesionale të belgut dhe është gati të investojë 50 milionë paundë për të.

Atalanta do të kishte një përfitim të mirë nga shitja e tij dhe pritet që ta pranojë këtë ofertë nga “Të kuqtë”. Duket se blerja e legjendës Maldini ka rezultuar 100% efikase, por ndoshta në kohën e gabuar.

Teilen: